Kisha katolike e Shkodrës kremtoi meshën e shenjtë në oborrin e kalasë Rozafa, në rrënojat e objektit kishë-xhami në atë kala. Famullitari Jak Kolgjeraj tha se rrënojat e këtij objekti tregojnë për përhapjen e krishtërimit që pas erës sonë.

Famullitari Jak Kolgjeraj tregon se si përshkruhet martiri I parë Shën Shtjefni në “Ungjillin e Gjonit”

Në atë objekt në kalanë Rozafa në shekullin e 13-të u ndërtua një kishë mesjetare ndërsa gërmimet arkeologjike më përpara kanë zbuluar një varr të shekullit të 5-6 të erës sonë i cili mund t’i përkasë një kishe paleokristiane. Kisha funksionoi deri në shekullin e 15-të dhe më pas me ardhjen e otomanëve u kthye në xhami deri në mesin e shekullit të 19-të ndërsa më pas u kthye në depo municioni. Në vitin 1910 një shpërthim baruti e dëmtoi masivisht ndërtesën në të cilën kanë mbetur vetëm rrënojat por duke mbartur vlera historike e kulturore.

Artikulli paraprakBECI PRET NË ZYRË “SHKODRËN ELEKTRONIKE”
Artikulli tjetërBASANIA KONFIRMON DYSHEN E TRAJNERËVE