Kjo është mënyra që zgjodhen një grup qytetaresh nga Shqipëria dhe Kosova për të festuar Ditën e Çlirimit. Me makina e kuaj si dhe flamurin e dy shteteve, parakaluan rrugëve të qytetit të Lezhës, duke përcjellë mesazhin e bashkimit.

Organizatorët e kësaj iniciative të veçantë i bënë thirrje qeverisë që të mendojë për të ardhmen e vendit e të ndalojë largimin e të rinjve dhe shpopullimin.

Parada nisi në hyrje të qytetit dhe përfundoj tek vendvarrimi i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, duke tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve lezhjan.

 

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET 78- VJETORI I ÇLIRIMIT NË LEZHË
Artikulli tjetër78-VJETORI I ÇLIRIMIT, SHKODRA FESTON E NDARË POLITIKISHT