Në Shkodër kisha katolike ka nisur festimet për festën e Zojës. Kremtimet e kësaj feste nisën me proçesionin nga katedralja “Shën Shtjefni” duke vijuar në rrugët kryesore të qytetit me këngë kishtare e lutje…
Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra shprehet se shqiptarët sot përballen me shumë probleme. Kryesorja është mungesa e shpresës dhe dëshira e madhe e shqiptarëve për të emigruar. Proçesioni për festën e Zojës është një shenjë për besimtarët katolik shprehet arqipeshkëvi Massafra për të dëshmuar fenë në rrugët e qytetit. Gjatë proçesionit me Zojën e Shkodrës dhe lutjet kishtare, dhjetra besimtarë musliman respektuan këtë kremtim të vëllezërve katolik dhe për arqipeshkëvin Massafra kjo harmoni fetare është një vlerë e madhe që ka Shkodra….
Festimet për Zojën e Shkodrës do vijojnë për tre ditë me radhë me aktivitete të ndryshme duke dhënë mesazhe për të gjithë besimtarët në këto ditë të rëndësishme.