Në kishën e Zojës në qytetin e Shkodrës u kremtua mesha e shenjtë për festën e Zojës së Papërlyeme. Ndërkohë rektori i shenjtores “Zoja e Këshillit të Mirë”, dom Artur Jaku bekoi Betlehemin ndërsa u bë edhe ndezja e pemës së Krishtlindjeve në Shejtnore.

Gjatë predikimit të tij dom Artur Jaku kujtoi vitin 1954 kur u kremtua 100-vjetori i festës së Zojës së Papërlyeme. Edhe pse nën regjimin komunist dhe pasi ishin pushkatuar disa prej klerikëve, besimtarët katolik mbushën kishën e Zojës duke për atë festë të shenjtë.
Ndërkohë dom Artur Jaku dha edhe disa mesazhe për humbjen e ndjenjës në ditët e sotme ndaj mëkatit.

Në fund të meshës së shenjtë besimtarët shijuan bekimin e Betlehemit si dhe pemën e zbukuruar dhe të vendosur në shejtoren e kishës së Zojës së Shkodrës.

Artikulli paraprakKONCERTI I I KËNGËTARIT SHPAT DEDA
Artikulli tjetërINTERES PËR TURIZMIN HISTORIK NË LEZHË