Lezha po synon te riktheje atmosferen e festave tradicionale lokale duke i veshur ato me traditen, artizanatin, kulinarine, artin dhe lojrat popullore. E tille ishte Festa e Zojes Rruzare, e cila festohet nga banoret e Dajcit ne Zadrime te Lezhes.
Aktiviteti festiv i organizuar si asnjehere me pare i jane bashkuar krahas banoreve edhe emigrante te ardhur enkas per te festuar me familjet e tyre. Ata e kane vlersuar kete iniciative te Bashkise Lezhe si nje domosdoshmeri per ti dhene fshatit edhe me shume gjalleri.
Nuk kishin se si te mungonit urimet per kete fetse nga autoritetet Lokale te Lezhes, te cilet theksuan se krahas punes festa te tilla na afrojne me njeri -tjetrin dhe behemi me te ndjeshem.
Shaqe Ndreca eshte vetmja Rapsode femer nga Dajci, e cila prej 53 vitesh i bie ketij instrumenti. Shaqe Ndreca thote se edhe pse zakoni nuk ja lejonte qe grate ti binin ciftelise, ajo tregon menyren sesi vazhdoi ti binte deri me sot.
Kjo menyre te festuari po synon te kthehet ne tradite, ndersa festa te tila mbeten shume te bukura edhe per mysafiret.Nepermjet ketyre festave qe jane te shperndara kryesisht ne zonat rurale pergjate 12 muajve te vitit synohet te nxitet edhe zhvillimi i metejshem i turizmit nepermjet pjesmarrjeve te vizitoreve ne keto festa.