Krahas qendrave urbane, atmosfera e festave të fundvitit ka trokitur edhe në zonat rurale të Bashkisë Lezhë.Ndonësë me pak popullsi, Ungrej një prej njesive më të largëta dhe malore është përfshire nga festa. Në qender të fshatit është vendosur bredhi natyral bashkë me dritat e festave dhe atmosfera me muzike e krijuar çdo mbremje, po tërheq vemendjen e vendasve të cilët janë rikthyer për të festuar në vendlindje, duke i dhënë jetë kësaj zone.
Kjo është mënyre më e mirë për tu bashkuar dhe festuar me njëri tjetrin festat e fundvitit thotë kreu i Njesisë Administrative Ungrej Agustin Zefi.
Banoret e Ungrejt thonë se po i gëzohen në maksimum atmosferes së krijuar e cila i ka dhënë jetë kësaj zonë të braktisur gjatë viteve të fundit.
Ky organizim i fundvitit synohet të kthehet në traditë të përvitshme në Ungrej, me qëllim që njerëzit të rikthehen në vendlindje dhe të bashkohen me njëri-tjetrin.