Në të gjitha qytetet e vendit dekori festiv ka mbuluar sheshet aty ku është shtruar edhe sofra e mikpritjes për të vendas dhe të huaj. Koncertet, eventet kulturore kanë gjallëruar qytetet

Festat e Krishtlindjeve dhe ato të fundvitit nuk kanë të njëjtat emocione pa pasur pranë njerëzit e zemrës. Dhe duke ruajtur këtë traditë, emigrantët shqiptarë zgjedhin të kthehen në atdhe për të uruar edhe me një përqafim familjarët e tyre.

Kështu në Kapshticë, Kakavijë, në Portin e Durrësit dhe atë të Vlorës raportohet për shtim të fluksit të udhëtarëve.

Jo vetëm fundjava e vigjiljes së Krishtlindjeve por edhe ditët që përafrojnë ndërrimin e viteve do të shoqërohen me shtim të hyrje-daljeve nga pikat e kalimit kufitar.

Disa qytete në vend janë kthyer në destinacionin kryesor të festës si Korçës

Po ashtu edhe Gjirokastra, Durrësi, Vlora ndërsa këtë vit në prenotime për festa kanë suprizuar Shkodra dhe Saranda.

Kryeministri Edi Rama sërish ndau pamjet e shëtitores së Sarandës ku shkruan se qyteti emblemë i pushimeve verore buzë detit Jon, këtë vit është rankuar si qyteti i festave.
‘Përzgjedhur nga “Forbes”, “Conde Nast Traveller” dhe “European Best Destination” si një nga tregjet më të bukura të Krishtlindjeve në Europë, Saranda ka “nënshkruar” një kontratë të re të turizmit dimëror në Shqipëri

Fluksi ne pikat kufitare

Durrës- Mëngjesin e sotëm, në Portin e Durrësit kanë mbërritur 3 tragete me 3027 udhëtarë dhe 975 automjete. Dy prej trageteve “Venturis Ferries” kanë mbërritur nga Bari dhe “Adria Ferries” nga Ankona. Gjatë ditës pritet të vijnë edhe 3 tragete të tjerë po nga Bari. Për të përballuar fluksin e udhëtarëve dhe për të shmangur rradhët e gjatë, mësohet se në punë janë 20 sportele.

Kapshticë- mësohet se hyrë 8441 persona dhe kanë dalë 2882, ndërsa në Qafë Thanë 4149 persona kanë hyrë dhe 3403 të tjerë kanë dalë.

Kakavijë- Gjatë 24 orëve të fundit, në Kakavijë kanë hyrë 6696 shqiptarë dhe 2342 shtetas të huaj, ndërsa kanë dalë 2616 shqiptarë dhe 599 shtetas të huaj.

Morinë- Po punohet me 8 sportele. Fluksi më i madh është në dalje të Shqipërisë, me mbi 26 mijë qytetarë, mbi 18 mijë prej të cilëve shtetas të huaj. Pjesa më e madhe e këtyre të fundit, janë shqiptarë të Kosovës të cilët kthehen në

Artikulli paraprakMESAZHI I ZELENSKY PËR KRISHTLINDJE: VITI I DYTË QË FESTA NA GJEN NË LUFTË, LUTEMI PËR PAQE E FITORE
Artikulli tjetërBESIMTARËT E KRISHTERË FESTOJNË SOT KRISHTLINDJET, JA URIMI I KRYEMINISTRIT RAMA