Festat e fundvitit bën bashkë dhe gëzuan edhe të moshuarit në Lezhë.Bashkia në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut dhe Kryqin e Kuq shtruan një drekë për këtë kategori sociale, duke ju mundësuar disa çaste ndryshe.Vemendja dhe përkujdesja ndaj të moshuarve do të jetë e vazhdueshme u shprehen përfaqësuesit e institucioneve në Lezhë.
Përfaqësues të moshës së tretë ju shprehen mirenjohje institucioneve për vemendjen e treguar ndaj tyre.
Përmes kësaj dreke festive të moshuarit kaluan momente të gëzueshme, duke shkëmbyer urime të ndërsjellta për festat e fundvitit.