Festat e fundvitit, historikisht në Shkodër kanë sjell një rritje të madhe të çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Si gjithmonë, këtë fakt e ka vuajtur konsumatori. Megjithatë, këtë vit, edhe pse nga ndajnë vetëm pak ditë nga Krishtlindjet dhe Viti i Ri, akoma tendenca e rritjes së çmimeve nuk vërehet. Në markatën e rusit, produktet e shportës vijojnë të jenë lehtësisht të përballueshme nga konsumatori. Ndërsa nga ana tjetër, edhe tregtarët shprehen se nuk ka rritje. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që një apo dy ditë para festave të ketë një rritje graduale.

Tregtarët bëjnë me dije se rritjet e çmimeve me rastin e festave të fundvitit, si shkak kryesor kanë tregun e shumicës, ndërsa në tregun e pakicës ata janë të detyruar të bëjnë rritje çmimesh pasi produktet që ata i blejnë me çmime të larta nuk mund t’i shesin me çmime normale.

Vitet e kaluara, Ministria e Bujqësisë ka patur aksione të ndryshme për normalizimin e situatës me abuzimin në çmimet e produkteve kryesore të shportës. Vlen për t’u parë në ditët në vazhdim nëse ky fenomen i kthyer tashmë në të tillë do të jetë edhe për këtë sezon festash.

Artikulli paraprakTONIGHT – 19.12.2017
Artikulli tjetër“RADHA E GJATË TE POSTA NGA VETË PENSIONISTËT”