Shtjefën Kabashi 60 vjec është nga fshati Dajc i Zadrimës së Lezhës.Prej 25 vitesh merret me rritjen e gjelit të detit.

Ai është i lidhur tepër me këtë shpend edhe kjo duket nga gjuha e komunikimit përmes tingujve .

Tregun për shitjen e gjelave të detit e ka nisur që nga data 18 Dhjetor. Për këtë vit Shtjefni ka rritur rreth 400 gjela detit dhe thotë se është i kënaqur nga shitjet. Krahasuar me vitin e kaluar ai tregon se sivjet ka patur blerës më shumë dhe sipas tij janë kryesisht nga Tirana, Durrësi e Kavaja.

Çmimi i gjelit të detit shkon nga 600 deri në 650 lekë për kilogramë ndërsa prania e tij në rrugë ka pushtuar supestraden Lezhë-Shkodër

Gjeli i Detit është kthyer në një traditë pothuajse për çdo familje dhe mbetet simbol i festave të fundvitit. Por pak dimë se sa punë dhe mund iu duhet fermerëve për të mbarështuar këtë shpend, i destinuar që të konsumohët vetëm në ditë festash.

Artikulli paraprak“SELIM ÇOBA”, RRUGA PA RRUGË
Artikulli tjetërLAÇ, QYTETI KTHEHET NË GËRMADHË PAS TËRMETIT