Shkodra do të mbushet gjatë gjithë muajit me aktivitete të larmishme. Koncerte, humor dhe ngjyra festive do të na shoqërojnë deri në fund të vitit. Sara Smaja, drejtore e kulturës tregon se qëllimi i organizimit të këtyre aktiviteteve është krijimi i një një atmosferë festive për qytetarët shkodran por edhe turistëve të huaj, të cilët zgjedhin të festojnë në Shkodër festat e fundvitit.
Smaja tregon se edhe fëmijët e vegjel do të kenë mundësinë të argëtohen përmes lojërave të ndryshme që do të zhvillohen çdo mëngjes në sheshin para bashkisë Shkodër.
Festa në Shkodër ka nisur prej datës 1 dhjetor, ku përmes një aktivteti të zhvilluar në sheshin para bashkisë Shkodër u bë edhe ndezja e dritave. Ndërkohë, festa në Shkodër do të vijojë gjatë gjithë muajit dhjetor, artistët më të mirë të këngës dhe humorit do të përformojnë çdo fundjavë për qytetarët shkodranë.