SKUADRA STËRVITET NGA NIKAJ, KA VETËM LOJTARË VENDAS.Skuadra e Vllaznisë nuk e ka ndalur stërvitjen, ndonse në seancata e saj stërvitore është një numër shumë I vogël lojtarësh, dhe kanë mbetur vetëm ato shkodranë.
Pas largimit të stafit teknik, janë larguar me leje nga klubi dhe lojtarët e huaj drejt familjeve të tyre. Ndërkohë skuadra është duke u stërvitur nga trajneri i ekipit u-19, Samuel Nikaj. Ky fundit ks theksuar se këto ditë stërvitje, janë bërë më qëllim që të mbahet forma fizike që lojtarë kanë fituar gjatë kampionatit. Ndër të tjera, Nikaj është ndalur dhe tek disa emra konkret lojtarësh që mund ti bashkohen ekipit të parë, gjatë fazës përgatitore të janarit. Vllaznia me datën 31 dhjetor do të mbyllë seancat stërvitore, dhe për lojtarët do të jenë pesë ditë pushim. Kështu me 5 janar, ekipi do ti rikthehet normalitetit dhe nën drejtimin e trajnerit Baldo Raineri.