Ditët e fundit është rritur fluksi I shtetasve që kalojnë përmes pikës së kalimit kufitar në Muriqan. Vetëm në tre ditët e fundit, ka janë mbi 37 mijë persona të cilët kanë hyrë dhë dalë në vendin tonë, prej të cilëve mbi 28 mijë janë shtetas të cilët kanë hyrë në Shqipëri ndërsa mbi 9 mijë të tjerë janë shtetas që kanë udhëtuar kryesisht në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.

Këto shifra janë deri diku të ngjashme me fluksin e lëvizjeve në të njëjtën periudhë të vitit 2019. Pjesa më e madhe e shtetasve që hyjnë në vendin tonë janë emigrantë të cilët kthehen në vendlindje për të kaluar festat e që më pas kthehen në shtetet ku jetojnë. Në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit aktualisht po punohet me të gjitha kapacitetet për të përballuar edhe fluksin gjatë këtyre ditëve përpara ndërrimit të viteve.

 

Artikulli paraprakFAMULLITARI I SHKRELIT DOM NIKOLIN SHELDIJA: TË KEMI KUJDES NGA DJAJTË E EDUKUAR
Artikulli tjetërCERTIFIKATË PRONËSIE KUVENDIT KARMELITAN NË VAU DEJËS