Festat e fundvitit kanë sjellë fluks lëvizjesh në doganën e Kapshticës. Në vigjilje të Krishtlindjeve numri i shqiptarëve që kthehen në vend është i madh por ka edhe nga ata që kërkojnë të kalojnë festat në shtetin fqinj.
24 orët e fundit nga dogana e Kapshticës kanë hyrë 5532 shtetas dhe kanë dalë 2981 shtetas të huaj dhe shqiptarë.