Me afrimin e festave të fundvitit, në pikat doganore është shtuar fluksi i hyrjeve dhe daljeve. Në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit gjatë 24 orëve ka patur një fluks të lartë të hyrjeve kryesisht shtetas nga Kosova të cilët vijnë në Shqipëri për të kaluar festat e fundviti. Ndërkohë edhe kjo e diele shënoi fluks të lartë të mjeteve

Burime nga pika kufitare e Muriqanit bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve në territorin tonë kanë hyrë përmes kësaj pike kalimi 5140 shtetas dhe kanë dalë 1812 shtetas.

Ndërsa në harkun kohor të 24 orëvë nga Muriqani kanë hyrë 1683 automjete, ndërsa kanë dalë 469 automjete. Shëbimet e policisë po punojnë me procedurë të lehtësuar dhe me 5 sportele ku 2 sportele janë për autobusë ndërsa tre sportele për automjetet.

Raportohet për një shtim të fluksit të lëvizjes së qytetarëve drejt Shqipërisë me rastin e festave të fundvitit. Duke parë trendin, pritet që radhët të vazhdojnë edhe pasditen e nesërme.

Artikulli paraprakSHKODËR-MURIQAN, SHIU MBUSH RRUGËN
Artikulli tjetërA DUHET TË KALOJNË MAKINAT TEK URA E VJETËR E BUNËS ?