Ndoshta i kishim harruar, por ato janë rikthyer serish mes nesh. Gjelat kane zaptuar Rusin e Shkodrës, duke bëre vend buze rrugës, ne pritje te pronareve te rinj te tyre, te cilët do ti sërvirin ato me shume madhështi ne mesin e tryezës festive të Krishtlindjeve apo edhe Vitit te Ri.
Sot kur data shënon 3 Dhjetor, ato kane mbire nga çdo ane, kryesisht ne fshatrat e nënshkodrës për te mbërritur ne duart e konsumatoreve shkodrane për ti shijuar per këto festa, te cilat nisin me festen e shënkollit, feste e cila ke ne simboliken e saj gjelin, e me pas për krishtlindje apo edhe natën e ndërrimit te viteve. Megjithatë, ashtu siç ndodh çdo vit edhe kësaj here nuk mungojnë çmimet e larta, për te cilat duket se do ti frenojnë shkodranet, për te shkuar drejt gjelave ne tryeze por duke gjetur alternative ndryshe qe ofron tregu ne Shkodër.