POLICIA KUFITARE RRIT KONTROLLET DHE SHTON SPORTELET.Kthimi i emigranteve te Shqiperise dhe Kosoves, nga vendet prendimore per festat e fund vitit , qe nga fillimi i kesaj jave ka krijuar radhe kilometrike automjetesh ne piken kufitare te Muriqanit. Sipas drejtuesve te policise kufitare dhe emigracionit te Shkodres,
ne kete pike kalimi, gjate ketyre diteve po punohet me sherbime te perfurcuar ne 8 sportelet e hyrje –daljeve, per te shmangur pritjet e gjata. Po sipas te dhenave zyrtare gjate tre diteve te fundit kane hyre ne Shqiperi permes pikes kufitare te Muriqanit 10120 shtetas me 3920 si dhe kane dal nga territori shqiptar drejt Malit te Zi 3450 shtetas me 1041 mjete. Vetem gjate 24 oreve te fundit kane hyre ngakjo pike kufitare 2378 shtetas me 783 automjete. Autoritet e policise kufitare dhe te emigracionit te qarkut te Shkodres thone se, sidomos ne piken e kalimit te Muriqanit, do te vijohet te operohet me sherbime te perfocuara edhe pas festave te fund vitit kur nis fluksi i rikthimit te emigranteve drejt vendeve ku jetojne dhe punojne .