Festat e fundvitit kanë sjellë një rritje të numrit të shqiptarëve që kanë hyrë në vend nga të gjitha pikat kufitare të vendit. Për ditën e djeshme në festën e Krishtlindjes, në Kapshticë kanë hyrë 5055 persona dhe kanë dalë 1463 të tjerë.

Ndërsa në pikën kufitare të Qafë Thanës hyrjet kanë qenë më të ulëta në krahasim me personat që kanë dalë. Në total, kanë hyrë në Shqipëri 1989 persona dhe kanë dalë 2791 të tjerë.

Ashtu si çdo fundvit, një numër i madh i shqiptarëve të cilët punojnë jashtë vendit, vendosin të kthehen në atdhe për të festuar festat pranë familjarëve të tyre.

Artikulli paraprakSHBA ‘PUSHTOHET’ NGA NGRICA, 38 TË VDEKUR SI PASOJË E MOTIT TË KEQ
Artikulli tjetërRESHJE BORE NË DITËT E FUNDIT TË VITIT? SINOPTIKANIA LAJDA PORJA BËN PARASHIKIMIN E MOTIT, JA SI DO TË JENË TEMPERATURAT