Këto janë pamjet e tregut të qytetit të Lezhës në këto ditë dhjetori.Ndonëse jemi në prag të festave të fundvitit, bleresit janë të pakta.Rritja e çmimeve dhe kriza ekonomike që ka prekur shumë familje, duket se ka ndikuar në këtë situatë.2022 konsiderohet një vit i vështire nga tregtaret, të cilët thonë se xhirot janë të pakta.

Rritja e kostos së jeteses ka vënë në vështiresi qytetaret, të cilët thonë se të ardhurat janë të pakta dhe e kanë të pamundur që ti festojnë festat si vitet e tjera.

Në Lezhë mbeten problem dhe tregtaret ambulant të cilët shesin në rrugë apo trotuare, duke sfiduar ata brenda tregut që paguajnë të gjitha taksat, ndërsa autoritetet përgjegjesë vijojnë të hështin përballë këtij fenomeni që vijon prej vitesh.

 

Artikulli paraprakFESTAT, RRITEN ÇMIMET E PRODUKTEVE TË SHPORTËS
Artikulli tjetërCOVID19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 18 QYTETARË TË INFEKTUAR DHE ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT