7 dite do te jene te mbushura me aktivitete ne qytetin e Shkodres, ne kuader te festave te nentorit. Aktivitete te cilat datojne qe nga 22 nentorit, per tu permbyllur me daten 28 nentor, me hedhjen e fishekzjarreve ne qender te qytetit. Bashkia e Shkodres, i ka paraprire ketyre ngjarjeve duke publikuar edhe kalendarin e aktiviteteve te cilat do te jene te pasura qe nga 22 nentori.
E pikerisht me 22 Nentor, ne Shkoder do te organizohet ne galerine e arteve do te jete salloni i vjeshtes, me edicionin e 9-te te tij. Ne daten 23 Nentor do te organizohet nje ekspozite per patriotin e shquar, Luigj Gurakuqi ne muzeun historik te shkodres, ne datne 24 nentor ne biblioteken marin barleti do te vijoje festivali letrar me shkrimtarin marcel hila, ne 25 Nentor ne qendren kulturore te femijeve do te organizohet festivali letrar me femijet e shkollave 9 vjecare te qytetit te Shkodres, nderkohe me 26 nentor, Banda Frymore e qytetit, do te kete koncertin premiere te organizuar nga qendra kulturore pjeter gaci nderkohe qe ne prag te 103 vjetorit te pavareise me 27 nentor do te mbahet konferenca per promovimin e librit pasuri leksikore ne biblioteke. 28 Nentori, do te nise me aktivite qe heret ne oren 9 me ngritjen e flamurit ne sheshin para bashkise se Shkodres, nderkohe qe me pas gjithcka do te vijoje me recitime nga aktoret e teatrit migjeni, do te vijoje tradita me edicionin e 4-te te maratones shkoder – ulqin, homazhet ne nderim te luigj gurakuqit dhe prane varrezave te deshmoreve nderkohe qe ne oren 17:00 banda e qytetit do te performoje ne rruget e qytetit. Ky eshte programi i larmishem i aktiviteve, megjithate, shkodraneve i lind nje detyre, ti japim dekorin e duhur shkodrës per te pritur sic i ka hije ketij qytetit pervjetorin e pavaresise se kombit.