Festat e 28 dhe 29 nëntorit kanë bërë që numri i hyrjeve dhe daljeve në territorin e Shqipërisë përmes doganës së Muriqanit të rritet. Ajo që vihet re është se numri I daljeve nga territori i vendit është më i lartë karahasuar me ata që vijnë në Shqipëri. Qytetarët duket se kanë vendosur që festat kombëtare ti festojnë jashtë Shqipërisë. Sipas të dhënave të kësaj dogane gjatë 24 orëve të fundit 2521 shtetas kanë hyrë në territorin e Shqipërisë nga të cilët 1020 shtetas Shqiptarë dhe 1501 shtetas të huaj.

Ndërkohë që kanë dalë nga territori i Shqipërisë 3178 shtetas nga të cilët 2025 shtetas shqipëtar dhe 1153 të huaj. Nëpërmjet kësaj dogane gjatë datës 27 nëntor 2022 kanë hyrë në territorin e Shqipërisë 942 automjete nga të cilat 579 me targa shqiptare dhe 555 me targa të huaja. Ndërsa kanë dalë nga territori i Shqipërsë 939 automjete nga të cilat 579 me targa shqiptare dhe 360 me targa të huaja.

Si shkak i shtimit të sporteleve udhëtarëve nuk i është të presin për shumë gjatë për të kaluar kufirin. Gjatë kësaj të hëne, një numër i konsiderueshëm i udhëtarëve ishin familjarë që kishin destinacion Malin e Zi dhe më pas kthimin brenda ditës për në Shqipëri. Fluksi i lëvizjeve në kuadër të festave të nëntorit nis ditë më përpara, pasi ka edhe emigrantë të cilët janë kthyer për të kaluar festat kombëtare pranë familjarëve të tyre në vendlindje.

 

Artikulli paraprak110-VJETORI I PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
Artikulli tjetër110-VJETORI I PAVARËSISË, BIDEN URON SHQIPTARËT: SHBA DO TË VAZHDOJË TË MBËSHTESË SHQIPËRINË NË RRUGËN DREJT BE