Atmosfera e festave të nëntorit ka përfshirë edhe kopështin “Njomëzat” në qytetin e Shkodrës. Të vegjlit, performuan këngë dhe vjersha ndërsa përcollën një atmosferë ndryshe në prag të festës së pavarësisë dhe çlirimit. Drejtorja e kopështit, Lavdie Pateriku tregon se për këtë organizim janë kujdesur të gjithë mësuesit e kopështit ndërsa ka edhe një falenderim për ta.

Për organizimin e këtij aktiviteti kanë kontribuar edhe prindërit e fëmijëve. Organizime të tilla janë kthyer në traditë, ku fëmijët teksa përgatiten për shfaqen e festave të nëntorit, njihen që në moshë të vogël edhe me historinë e vendit tonë.

Artikulli paraprakMESAZHE KUNDËR DHUNËS NDAJ GRUAS
Artikulli tjetër“SALO HALILI” PROJEKT PËR FESTAT E NËNTORIT