Atmosfera e festave të nëntorit ka nisur të ndjehet edhe në Lezhë.Nxënësit e shkollave të qytetit u bënë bashkë në një koncert artisko-kulturor të organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijeve “Gjergj Lacaj”.Përmes këngeve, valleve dhe interpretimeve kushtuar pavaresisë dhe çlirimit të vendit, nxënësit përcollen dashurinë e tyre për atdheun.

Teksa uroi 110 vjetorin e pavërësisë, Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë Eueda Molla u shpreh se kjo është një feste që bën bashkë të gjithë shqiptaret.

Koncerti për festat e nëntorit, zgjati rreth 2 orë duke tërhequr vemendjen e të pranishme që kishin mbushur sallen e Qendres Kulturore të Fëmijeve “Gjergj Lacaj”

Artikulli paraprakDIALOGU NDËRFETAR, MODEL VLERASH DHE JETESË NË SHKODËR
Artikulli tjetërTËRMETI, FAMILJA LITA E PASTREHË PREJ TRE VITESH