Kjo është pamja që pedonalja “28 Nëntori” ka marrë këtë të hënë.

Drejtoria e Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Shkodër, edhe për këtë 105 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë dhe 73 vjetorit të çlirimit, ka zbukuruar të gjithë gjatësinë e kësaj rruge me flamuj kuq e zi dhe banera që kujtojnë ardhjen e festave kombëtare. Një fond i veçantë është lënë mënjanë për dekorimin festiv, i cili do të qëndroj deri në fund të muajit nëntor. Zbukurimet për festat kombëtare të nëntorit janë kthyer tashmë në traditë në qytetin e Shkodrës dhe do të vendosen edhe në rrugë të tjera.

Në mënyrë që puna për vendosjen e dekorit kuq e zi të shkoj pa probleme, këtë të hënë është bllokuar edhe kalimi i automjeteve nëpër pedonale. Ndërkohë, Bashkia Shkodër, me rastin e festave të nëntorit do të ketë edhe aktivitete të ndryshme përmes një kalendari të veçantë, i cili pritet të publikohet në vazhdim. Zbukurimet e festave të nëntorit, menjëherë pas përfundimit, i lënë radhë dritave dhe detajeve shumëngjyrëshe të festave të fundvitit.

Artikulli paraprakDITA E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE
Artikulli tjetër2017-ta, VITI I TURIZMIT NË SHKODËR!