Ndërsa festat e 28-29 nëntorit po afrohen, fluksi I lëvizjeve në doganën e Muriqanit është rritur. Numri I hyre daljeve ka qënë më I lartë kryesisht gjatë fundjavës. Qytetarë të shumta kanë zgjedhur të kthehen në atdhe për të kaluar festat kombëtare, por nuk mungojnë as shtetas të huaj të cilët vijojnë të zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre. Sipas të dhënave të rregjistruara në doganën e Muriqanit, në 48 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri rreth 5826 shtetas, mes të cilëve 2741 janë shqiptarë dhe 3085 janë të huaj.
Ndërkohë ka patur një numër tejet të lartë edhe të daljeve nga territori I Shqipërisë. Rreth 5990 shtetas janë rregjistruar në dalje, 2831 janë shtetas shqiptar dhe 3159 janë të huaj. Numri I hyrje daljeve përmes kësa dogane pritet të shënoj një rritje edhe në ditët në vijim, me afrimin e festave të nëntorit por edhe festave të fundvitit. Emigrantë të shumtë zgjedhin të kthehen ne Shqipëri për të festuar me familjarët e tyre, ndërsa ka edhe nga ata qytetarë të cilët shfrytzojnë ditët e pushimit për të pushuar jashtë vendit.