MËGJITHË VONESËN ZBUKURIME ME RASTIN  E PAVARËSISË DHE 70-VJETORIT TË ÇLIRIMIT. Megjithëse vetëm tre dite përpara 28 nëntoritditës kur Shqipëria përkujton 102 vjetorin e shpalljes se Pavaresise, vetem kete te hene ka filluar puna per zbukurimin e qytetit me flamuj. 

Drejtoria e Sherbimeve Publike prane Bashkise Shkoder është mjaftuar me vendosjen e disa flamujve te rrudhosur ne rrugët kryesore te qytetit per 102 vjetorin e pavaresise dhe 70 vjetorin e çlirimit. Megjithate brenda dites se hene do perfundoje zbukurimi i te gjithe rrugeve kryesore te qytetit te Shkodres si dy rruget Pedonale, ne Parruce, sheshi “Luigj Gurakuqi” etj. Megjithëse kalendari i aktiviteteve ne kuadrin e festave te Nentorit eshte bere publik me kohe dhe aktivitetet kane filluar qe me date 22 Nentor zbukurimi i qytetit per te sjelle me prane atmosferen e ketyre festave kaq te rendesishme per te gjithe shqiptaret ka filluar kete te hëne. Gjithsesi tani rruget kryesore te qytetit te Shkodres ngjajne me bukur pasi jane veshur kuq e zi dhe atmosfera e festave ndjehet kudo ne qytet. Ndersa aktivitetet artistike do vazhdojne deri me date 29 nentor ne mbremje.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/zojV_wvdZbI” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSULMET TERRORISTE, SHQIPËRIA LARG
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË FAZËN MË KRITIKE PËR MBIJETESË