Kur jemi në prag të festave të fundvitit, në pikën kufitare të Muriqanit ka filluar të shtohet lehtë fluksi I shtetasve që hyjnë në vendin tonë përmes kësaj pike kalimi kufitar. Vetëm në tre ditët e fundit përmes kësaj pike kanë hyrë më shumë se 7300 shtetas, prej të cilëve 2500 kanë qenë shtetas shqiptar.
Nga ana tjetër janë më shumë se 4200 shtetas të cilët kanë dalë nga kjo pikë kufitare, prej të cilëve më shumë se gjysma janë shtetas shqiptar, të cilët kryesisht kanë destinacion vendet e Bashkimit Europian.
Nga drejtues të pikës së kalimit kufitar në Muriqan bëhet me dije se aktualisht po punohet me kapacitet të plotë për të pritur fluksin I cili mendohet të fillojë nga e mërkura e 23 dhjetorit, ku nis edhe kthimi më I madh I emigrantëve në vendlindje. Krahasuar me një vit më parë, duket se fluksi mbetet I njejtë për shkak të masave antiCOVID ende në fuqi të cilat ndalojnë lëvizjen në disa shtete europiane.
Aktualisht, për të hyrë në Shqipëri kërkohet vetëm pasaporta e vaksinës dhe rezultati negativ I tamponit, ndërkohë që ka shtete të cilat e kanë ndaluar hyrjen e vizitorëve për shkak të gjendjes më të rëndë të shkaktuar nga COVID-19 dhe udhëtimet lejohen vetëm për ata persona të cilët kanë arsye shëndetësore.