Gjatë ditëve të fundit të dhjetorit pritet të rritet numri I personave të infektuar me COVID-19 për shkak të grumbullimeve në festa familjare. Drejtorja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër Suida Kuka këshillon qytetarët të mos abuzojnë me rregullat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë qoftë në ambjente të jashtme apo të mbyllura, pasi rreziku për infektim vijon të mbetet prezent.
Drejtorja Kuka bën të ditur se gjatë kësaj periudhe ka patur një përmirësim të ndjeshëm sa I takon pandemisë, ku mesatarisht rezultojnë 10-12 persona të infektuar në ditë.
Festat e fundvitit shoqërohen me grumbullime të shumta qoftë në familje apo grupe shoqërore. Specialistët e shëndetit këshillojnë që qytetarët të ndërgjegjësohen mbi rrezikun e infektimit dhe të ruajnë distancën fizike por edhe higjienën personale gjatë kësaj periudhe.