Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodrës në kuadër te festave të fundvitit ka nisur që të marrë masat e duhura për të parandaluar kryesisht aksidentet në akset e qytetit por edhe në rrugët dalëse dhe hyrëse të Shkodrës por edhe pjesëve të tjera të këtij qarku. Grupe të ndryshme të policisë rrugore por edhe forcave të rendit kanë bashkërenduar punën duke dalë në terren dhe duke kontrolluar imtësisht pjesën më të madhe të shofëreve.

Përveç kontrolleve të zakonshme për dokumentacionin apo shkeljen e rregullave të qarkullimit, kësaj here, ashtu siç ndodh thuajse në çdo fundvit vëmendja është përqendruar tek ndalimi për konsumimin e alkoolit nga ana e shoferëve. Një prej kontrolleve ka qenë në hyrje të qytetit të Shkodrës nga një grup i policisë vendore duke kontrolluar pjesën më të madhe të mjeteve motorike nëse kanë konsumuar apo jo përqindje alkooli. Burime pranë policisë bëjnë me dije se në këto ditë s’do të ketë aspak tolerime dhe çdo kush që do të evidentohet se ka konsumuar alkool do të ndëshkohet sipas ligjit në fuqi. Gjobat nisin që nga 40 mijë lekë të reja dhe heqje patente për një vit e deri tek arrestimi në rast të një përqindje të masë të madhe të alkoolit nga shoferët. Nga kontrollet e para mësohet se nuk ka shumë raste dhe situata nuk është alarmante por ka nga ata për të cilat policia rrugore ka vendosur masat administrative dhe kështu do të vijojë gjatë gjithë këtyre ditëve. Grupet e ndryshme të policisë janë të shpërndara kudo në qytet dhe do të jenë në gatishmëri gjatë 24 orëve si e vetmja mundësi për të ndikuar në shmangien apo minimizimin e aksidenteve që shpesh herë janë kthyer edhe në tragjedi.

Artikulli paraprakLAMTUMIRË BIK NDOJA, BILBILI I KËNGËS POPULLORE SHKODRANE
Artikulli tjetërVITI I SHENJTË I MËSHIRËS, MBAHET MESHA PËR FAMILJEN