Krishtlindja në nga festat më të rëndësishme për besimtaret katolik, u kremtua edhe në kishen e “Shna Ndout” në Laç. Ky vend i shenjte mblodhi qindra besimtar gjatë mbrëmjes të martes, ndërsa mesha e shenjtë u mbaj brenda ambjenteve të kishes.

Rituali fetar u kremtua nga Pader Kastriot Demaj, i cili përcolli mesazhe mirësie dhe vllazërie në këtë ditë të shënuar për të krishterët në gjithë botën.

Kisha e Shna Ndout në Laç është kthyer në epiqendren e qindrave qytetareve të besimeve të ndryshme fetare nga i gjithë shqiperia në këto ditë festash të fundviti. Ata adresojne lutjet e tyre në këtë vend të shenjtë i cili ka bërë mrekulli të shumta.

Artikulli paraprakPROTESTË KUNDËR HEC-eve NE KAÇINAR
Artikulli tjetërKRISHTLINDJA KREMTOHET EDHE NË LEZHË