Ekonomia e dobët dhe pandemia janë bërë shkak që edhe këtë vit qytetarët shkodranë të kalojnë festat e fundvitit pranë familjes pa shumë shpenzime. Kështu janë shprehur disa qytetarë të pyetur nga Star Plus në lidhje me planet për festën e Krishtlindjes dhe natën e ndërrimit të viteve.

Ndërkohë, mungesë aktivitetesh dhe mundësish argëtimi vihet re edhe tek moshat e reja. Sërish një pjesë duket se mbeten tradicional duke I kaluar festat me familjen.

Festat e fundvitit kanë gjallëruar rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës. Gjatë këtyre ditëve është rritur edhe numri I emigrantëve të kthyer në vendlindje për të kaluar festat me familjen.

Ndërkohë, që duket se mbyllja e kufinjve në shumë shtete si shkak I pandemisë dhe problemet ekonomike brenda vendit po kthejnë pa dashje edhe traditën e bukur të mbledhjes me familjen në festat e fundivitit.

 

Artikulli paraprakPANAIRI I FESTAVE, ARTIZANËT: VIJON TË NDIKOJË PANDEMIA
Artikulli tjetërSHKODËR, EKONOMIKU ZHVILLON “SFIDAT E ZHVILLIMIT RAJONAL”