Qeveria ka miratuar vendimin për dhënien e shpërblimit prej 3 mijë lekësh të reja për familjet në nevojë dhe për individë të kategorive të vecanta.
Në qarkun e Shkodrës shpërblimin e përfitojnë 4539 familje të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, ndërsa janë edhe 5502 individë të kategorive të vecanta nga qarku i Shkodrës të cilët përfitojnë këtë shumë prej 3 mijë lekësh të reja.
Kjo u bë e ditur në një deklaratë për media nga Drejtorja e Drejtorisë Rajonale e Shërbimit Social Valbona Tula e cila thotë se kjo shumë do të tërhiqet brenda këtij muaji dhe përfituesit duhet të paraqiten në atë vend ku marrin ndihmën ekonomike
Tula tregon se përvec shpërblimit familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike do të mund ta tërheqin atë brenda muajit dhjetor
Stafi Drejtorisë së Shërbimit Socila në Shkodër është duke punuar me orar të zgjatur në mënyrë që familjeve përfituese tu lehtësohet procedura në mënyrë që të mos sorollaten për marrjen e shpërblimeve