Këto janë pamjet e tregut të qytetit të Lezhës në këto ditë dhjetori.Ndonëse jemi në prag të festave të fundvitit blerësit janë të paktë.Çmimet e larta dhe të ardhurat e pakta kane vënë në vështiresi qytetaret, duke sjellë rënie të fuqisë blerëse.
Konsumatoret thonë se çmimet janë të papërballueshme dhe e kanë të pamundur të festojnë si vitet e tjera.
Problem në Lezhë mbeten dhe tregtaret ambulant të cilët shesin jashtë ambjenteve të tregut, duke sfiduar ata që paguajnë të gjitha taksat, ndërsa autoritetet përgjegjëgjëse vijonë të heshtin përbalë këtij fenomeni që vijon prej vitesh.