Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve me aftësi ndryshe nxënësit e shkollës special “3 dhjetori” kanë festuar sëbashku në një aktivitet të organizuar nga vetë kjo shkollë.
Përveç festës këto nxënës patën edhe disa miq të cilët i qëndrojnë gjithnjë pranë me dhurata. Nxënësit e shkollës special kanë festuar nën ritmet e muzikës duke kaluar një ditë ndryshe. Drejtorja e shkollës special “3 dhjetori” foli për këtë ditë të veçantë që vjen me zemër të madhe. 3 dhjetori njihet si dita ndërkombëtare e fëmijëve me aftësi ndryshe, ditë në të cilën ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi është më i madh për këto shtresa.