KOMUNITETI “SANT EGIDIO” ORGANIZON FESTËN PËR TË 5-in VIT RADHAZI.Festa e Krishtlindjeve është festuar edhe në shtëpinë e të moshuarve në qytetin e Shkodrës.
Për rezidentët aty ka menduar komuniteti Sant Egidio i cili kishte organizuar një festë me vallë e këngë të ndryshme. Po ashtu ky komunitet për të gjithë të moshuarit kishte shtruar një drekë. Rezidentët patën edhe disa dhurata për festën e krishtlindjes. Drejtorja e shtëpisë të moshuarve Vildana Gushta falenderoi për këtë festë.Përfaqësuesja e komunitetit Sant Egidio ftoi bizneset që të bëhen pjesë e bamirësive duke dhuruar për këtë shtresë.Festa në shtëpinë e të moshuarve ka zgjatur për disa orë duke festuar si gjithë të tjerët Krishtlindjet.
[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/nmDS_GHnDCE” frameborder=”0″ allowfullscreen ]