Rezidentët në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër kanë kaluar një ditë ndryshe duke festuar në prag të ndërrimit të viteve.
Në këtë organizim mori pjesë ministri i jashtëm Ditmir Bushati. Ministri Bushati tha se qeveria po mbështet shtëpinë e të moshuarve në Shkodër me rikonstruksionin e godinës. Të moshuarit në azilin e pleqve në Shkodër për disa orë me radhë kanë festuar sëbashku duke u argëtuar në këtë fundvit ashtu si pjesa tjetër e shoqërisë.