Në vigjilje të Krishtlindjes, magjia e kësaj feste u zhvendos në sheshin festiv para Bashkisë Shkodër, falë performancës së mrekullueshme të Korit të Katedrales nën drejtimin e maestros Zef Çoba. Në fjalën e tij, Çoba theksoi rëndësinë e harmonisë ndërfetare që karakterizon Shkodrën.

Mbrëmja vazhdoi me interpretimet e artistëve të njohur Justina Aliaj, Rosela Gjylbegu, Rovena Dilo dhe Arben Mjetaj, të cilët krijuan një atmosferë festive dhe u ndoqen nga dhjetra qytetare.

Ky aktivitet, pjesë e “Shkodra n’Fest”, jo vetëm që solli Krishtlindjen më pranë qytetarëve, por dëshmoi edhe një herë traditën e bashkejeteses fetare.

Artikulli paraprakKRISHTLINDJA, BEKIMI URBI ET ORBI I PAPA FRANÇESKUT! ATI I SHENJTË: NDALNI LUFTËN NË GAZA, TË HESHTIN ARMËT NË UKRAINË
Artikulli tjetërBUJAR QAMILI FTON QYTETARËT NË KONCERT