Festat e fundvitit gëzuan dhe fëmijet me aftesi ndryshe në Lezhë. Në qendren e zhvillimit ditor u organizua një aktivitet argëtues, ku protagonist u bënë vete fëmijet të cilet nuk janë si gjithë të tjeret.

Teksa uruan festat Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu dhe Drejtoresha e Shërbimit Social Marte Fetaj, garantuan se mbështetja për këtë shtrese të shoqërisë do të jetë e vazhdueshme.

Në prag të festave të fundvitit 40 familje me fëmijë me aftësi ndryshe në Lezhë u mbështetën me pako ushqimore dhe dhurata, të mundesuara nga Bashkia Lezhë falë bashkëpunimit me biznesin.

 

Artikulli paraprakLAHUTARI QË PRODHON INSTRUMENTE PREJ MOSHËS 15- VJEÇARE
Artikulli tjetërRAMA JEP ARSYET E SHKARKIMIT TË HELIDON BENDOS NGA SHISH, TREGON POZICIONIN E RI