Festimet për Pashkët Ortodoske kanë shtuar lëvizjet hyrësë dhe dalëse me shtetet fqinjë gjatë 24 orëve të fundit.

Lëvizjet më të mëdha kanë qenë në Kapshticë ku sipas njoftimeve zyrtare të pikës kufitare janë 7200 shtetas të huaj dhe shqiptarë që kanë hyrë në Shqipëri dhe 4133 janë regjistuar në dalje.

Shumë i madh është edhe numri i makinave që kanë lëvizur në të dyja anët e kufirit me Greqinë, ku 2291 kanë mbërritur në Shqipëri dhe 1021 kanë kaluar drejt Greqisë.

Autroritetet kufitare po punojnë me kapacitet të plotë ku 7 sportele janë vënë në punë nga pala shqiptare, por gjithësesi radhët janë të paevitueshme.

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E SHËNDETIT, MANASTIRLIU: 24% MË SHUMË QYTETARË PËRFITUAN KONTROLLIN MJEKËSOR BAZË
Artikulli tjetërPËRFUNDON VLLAZNIA-LUSHNJA, KUQEBLUTË FITOJNË ME REZULTAT TË THELLË