FESTIMET, FLUKS RASTESH NË URGJENCË NË 24 ORË 69 VIZITA, 14 INTOKSIKACIONE ALKOLI DHE 2 AKSIDENTE Festimet per naten e nderrimit te viteve kane shkaktuar nje fluks te madh te rasteve qe jane paraqitur prane Urgjences se Spitalit Rajonal te Shkodres.
Nga te dhenat behet me dije se vetem gjate 24 oreshit 31 dhjetor-1 janar ka pasur 69 raste te paraqitura prane urgjences gje qe deshmon per nje fluks te madh pune per personelin e urgjences po njekohesisht veshitresi fizike nga ana e spitalit per perballimin e situates dhe te te shtruarve. Nga keto 69 raste te paraqitura 14 prej tyre kane qene raste te intoksikacioneve nga alkoli problem i cili ne fakt shoqeron cdo fundvit ne Shkoder por edhe me gjere, rastet jane te moshave te reja te cilet gjate festimeve ne pub-e e kane ekzagjeruar me perdorimin e alkolit nderkohe fatmiresisht kete vit nuk ka pasur raste te djegieve apo demtimeve nga perdorimi i fishekzjarreve ndersa kane ndodhur dy aksidente rugore njeri prej te cileve ka demtuar nje femije 7 vjec. Ky eshte bilanci i problemeve te shkaktuara nga festimet e fundvitit sipas te dhenave nga regjistrat e Urgjences se Spitalit Rajonal te Shkodres.