MIJËRA NJERËZ MARSHUAN DREJT MURIT QË NDAU PËR VITE GJERMANINË.Kulmi i festimeve, që i përkojnë 25 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, u shënua në Portën e Brandenburgut, pikërisht në monumentin kult të gjermanëve.
Mijëra njerëz marshuan drejt asaj porte, e cila për disa vite u kthye në një simbol të trishtë pasi ndau Gjermaninë. Por rënia e Murit të Berlinit i hapi rrugën e ribashkimit të kombit. Gjermania festoi ditën e diel përvjetorin historik të rënies së Murit te Berlinit. 25 vite më parë jeta e gjermanëve mori një trajtë krejt të re. Por jo vetëm. Rënia e Murit të Berlinit shënoi një kthesë të madhe edhe për Europen. Gjermania Perëndimore dhe ajo Lindore fillimisht ndanin një kulturë, mentalitet dhe histori të përbashkët. E kjo deri në momentin që regjimi komunist i pjesës lindore nisi të shfaqë pasojat e tij të dukshme. Muri i Berlinit, me tela dhe gjemba, ishte ai i cili për një kohë të gjatë krijoi barriera dhe ndasi. Megjithëse kjo nuk ishte tentativa e parë për bashkim. Në vitin 1953, një lëvizje e ngjashme për liri u shtyp brutalisht nga pushtetarët. Por kjo nuk i shuajti shpresat e gjermanëve për revolucion, kulmi i të cilit u shënua me rënien e Murit.Kancelares Merkel i janë bashkuar gjatë festimeve edhe ish-lideri i unionit tregtar polak, Lech Ëalesa, si dhe Mikhail Gorbachev, lideri i fundit i ish-Bashkimit Sovjetik. Muri i Berlinit kishte një shtrirje prej 155 km në total, një pjesë e mirë e së cilës kalonte përmes Berlinit, ndërkohë që sot vetëm 3 km prej tij qëndrojnë ende.Me shembjen e tij, Gjermania, e cila ishte ndarë në 4 zona ushtarake pas humbjes në Luftën e Dytë Botërore, u ribashkua.