Shkollat e Shkodrës morën pjesë në fazën e parë të festivalit folklorik. Ky festival mes 19 shkollave organizohet nga Zyra Vendore e Arsimit dhe ka për qëllim ruajtjen e traditave artistike dhe përcjelljen tek brezi i ri.

Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër Brisela Kadia u shpreh se festivali folklorik i shkollave i shërben nxënësve për të mos humbur vlera e hershme autentike të popullit shqiptar.

Festivali folklorik i 19 shkollave të Shkodrës u zhvillua në mjediset e shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova” duke sjellë këngë, valle dhe zakone e tradita të tjera të folklorit të pastër shqiptar.

 

Artikulli paraprakE ZONJA E SHTËPISË: ZJARRI I QËLLIMSHËM, 50 MLN DËM
Artikulli tjetërBANORËT E SHËNMRISË: FSHATI I LËNË NË HARRESË