Festivali i 62-të mbarëkombëtar për fëmijë hapi siparin në teatrin “Migjeni”. Drejtori artistik Roland Guli thotë se ky vit ka një risi sepse këngëtarët e vegjël janë ndarë sipas grupmoshave.
Vula e festivalit mbarëkombëtar për fëmijë përfundimisht i ka mbetur Shkodrës shprehet drejtori Guli.
Në në rikthim pas afro 40 vitesh në festivalin e fëmijëve këngëtarja Aurela Gaçe e cila e ka prekur këtë skenë në vegjëli intepretoi por jo vetëm, duke sjellë edhe dy vajzat e saj të cilat risollën një prej këngëve të Aurelës kur ajo konkuronte në këtë festival.
Ja se si e kujton Aurela Gaçe festivalin mbarëkombëtar të Shkodrës 40 vite më parë, skenë e cila nxori artistët më të mëdhenj të Shqipërisë.
Festivali mbarëkombëtar i Shkodrës do të vijojë edhe për dy netë me radhë ndërsa në finale do të interpretojnë të 22 këngët pjesëmarrëse për të shpallur edhe fituesit më pas.