Të përcjellim një pjesë të Gjirokastrës nëpërmjet fotografisë, ka qenë ekzpozita e hapur në ambjentet e jashtme të Bashkisë së Shkodrës nga fotografi Shkelzen Rexha. Kjo ekspozite permbante fotografi të realizuara neë festivalin e Gjirokastres. Në një intervistë për Star Plus ka folur dhe drejtori i muezit Oso Kuka, Fatmir Juka duke u ndalur më konkretisht tek vlerat e kësaj ekspozite.

Kjo ekspozitë ka ardhur në Shkodër me mbështetjen e Bashkisë Shkodër, muzeut historik dhe nga vullneti i Dom Gabriel Grabanicës i cili ka folur dhe për Star Plus. Ndërkohë që zëvëndësministri i Minstrisë së Kulturës, Zef Çuni ka folur për fetë festivalin e Gjirokastrës që kishte një gjithëpërfshirje për të gjitha trevat. Autori i ekspozitës ka realizuar shume ekspozita personale, kolektive dhe nderkombetare brënda dhe jashtë Shqipërisë. Gjithashtu është fitues i shumë çmimeve por ndër to mund të përmendim dy prej tyre, çmimi i pare “Fotografi artistike” me temen “Varferia” Prishtine-Kosove 2010 dhe çmimi i dytë në Shkodër “Fotografi artistike” Galeria Iris 2008 e shumë të tjera !

Artikulli paraprakMAQEDONI, NUK NDALET FLUKSI 500 SIRIANË MBËRRITËN SËRISH
Artikulli tjetërBRENDA 7 SHTATORIT MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK