Festivali Mbarëkombëtar i humorit në teatrin “Migjeni” në Shkodër vijoi me natën e dytë. Kolosët e humorit shkodran dhe shqiptar u duartrokitën nga publiku që mbushi sallën edhe në natën e dytë.

Sejfullah Myftari, i njohur si Cekja i Beratit thotë se ky festival humori në Shkodër do mbetet një kujtim jete për të.

Edhe për brezin e ri të aktorëve, ky festival mbarëkombëtar i humorit është një moment i rëndësishëm për karrierën e tyre artistike.

Festivali Mbarëkombëtar i humorit do të vijojë edhe për tri netë të tjera në teatrin “Migjeni” me yjet e humorit dhe këngës për të dhuruar shumë emocione për publikun.

Artikulli paraprakLEZHA E RREZIKUAR NGA PËRMBYTJET
Artikulli tjetër“28 NËNTORI” PAKO USHQIMORE PËR FAMILJET NË NEVOJË