Për të 9-in vit me radhë në Shkodër u zhvillua festivali i këngës për fëmijë “Akullore Fest” i organizuar nga shkolla e muzikës “Prenkë Jakova”. Zërat e të vegjëlve i sollën jetë pranverës në sallën e koncerteve “Gjon Kapidani”. Anton Kaftalli, drejtor i shkollës artistike “Prenkë Jakova” tha se sfida mbetet që këngët e “Akullore Fest” të jenë pjesë e festivalit mbarëkombëtar për fëmijë.
Disa prej këngëtarëve pjesëmarrës në festivalin “Akullore Fest” tregojnë emocionet e tyre.
Ndërkohë çmimi i parë në “Akullore Fest” u fitua nga kënga “Eja dhe ti në festival” këndaur nga Shejdina Zoga. Çmimet e dyta u dhanë për këngët “Prindërit e mi” kënduar nga Megi dhe Redi Preçi dhe “Lulja lajmëtare” kënduar nga Nergis Fani. Çmimet e treta shkuan për këngët “Shoqja ime Luna” kënduar nga Jasemin Çaku, “Lule për mamin” kënduar nga Erinda Brahimata dhe “Motra Jemi” kënduar nga Klara dhe Ester Daberdaku. Në “Akullore Fest” u dhanë edhe dy çmime speciale për këngët “Të gjithë jemi njëlloj” kënduar nga Ajnes Unaza dhe “Këndojnë për ju zemra trenjake” kënduar nga Emanuela, Elizabeta dhe Emanuel Luka.