Janë drejt fundit përgatitjet e festivalit për fëmijë. Organizatori Kujtim Alija shprehet se është një vit jubile sepse ky përkon me 55 vjetorin e festivalit kombëtar por edhe 25 vjetorin e festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë ndaj edhe do të ketë risi.

Në këtë festival pritet të evidentohen talente të reja dhe zëra të padëgjuar më parë. Ende shatërvani, vendi ku do zhvillohet festivali për fëmijë në Shkodër nuk është pastruar gjë e cila shpresohet të ndodh deri me 1 qershor. Festivali mbarëkombëtar për fëmijë është më i rëndësishme në rang vendi dhe gjithnjë ky festival ka prodhuar zëra të rëndësishëm të muzikës shqiptare.

Artikulli paraprakBLLOKOHEN LLOGARITË BANKARE TË KLUBIT VLLAZNIA
Artikulli tjetërSIGURIA NË ZGJEDHJE, MASAT E POLICISË