Pas 30 vitesh mungesë, Bashkia Shkodër dhe Qendra Kulturore “Pjetër Gaci”, nëbashkëpunim me Teatrin “Migjeni”, nëkuadër të rikthimit të traditës të krijimit të këngës qytetare, me motive shkodrane, organizon “Festivalin e këngës qytetare”.

Projekti konsiston nëruajtjen e vlerave të muzikës qytetare dhe pasurimin e saj me repertor të ri. “Festivali i këngës qytetare, me krijimtari të re” ka si qëllim t’i japë një dimension të ri këngës qytetare, duke ruajtur vazhdimësinë tradicionale të saj. Festivali do të mbahet në datat 25-26 nëntor 2016 në Teatrin “Migjeni” dhe do të ketë një gjithëpërfshirje të krijuesve në muzikë, tekste, orkestrues dhe interpretues, të afirmuar dhe të rinj. Juria e Festivalit do të jetë në nivelet më të larta profesionale, e përbërë nga emrat më të njohur të krijimit dhe interpretimit të muzikës. Ftohen të gjithë kompozitorët e rinj dhe profesionistë, që lëvrojnë muzikën qytetare të sjellin materialet muzikore pranë Qendrës Kulturore “Pjetër Gaci”, Teatri “Migjeni” ose Zyra me Një Ndalesë – Bashkia Shkodër”.

Artikulli paraprakRRUGA POSTRIBË – DOMËN, NJË AKS QË “RËNKON”
Artikulli tjetërELHAIDA DANI, ESMERALDA SHQIPTARE NË PARIS