Festivali i kitares u ndal në Mirditë, ku pritëse e këtij eventi kulturor ishte kisha shekullore e Shelbuemit në Rubik.Koncerti me muzike klasike erdhi nën intepretimin e dy artisteve austriak Florian Palier dhe Melanie Hosp, të cilët luajten pjesë të periudhave të ndryshme, spanjolle, argjentinase, australiane dhe shqiptare.

Shqipëria ka shumë vende të bukura dhe është kenaqesi të luash muzike ne objekte historike siç është kisha shekullore e Shelbuemit në Rubik, thonë dy kitaristet austriak.

Përmes eventeve të tilla synohet promovimi i trashegimisë kulturore të vendit tonë thotë Drejtori i Festivalit Denis Bizhka.

Festivali i kitares në kishen e Rubikut zgjati rreth 60 minuta, duke tërhequr në maksimum vemendjen e të pranishmeve, ku nuk munguan dhe drejtuesit lokal në Mirditë.

Artikulli paraprakPROMOVOHET LIBRI “FLAS ME SHPIRTIN TIM”
Artikulli tjetërMATURA SHTETËRORE, MË SHUMË MASA SIGURIE NË PROVIME