Lëvizja “Gratë frymojnë vlera” ka organizuar sot në ambientet e biblotekës “Marin Barleti” në qytetin e Shkodrës, festivalin e IV të poeteshave nga mbarë Shqipëria. Farida Ramadani ideatore e festivalit, tregon se nga 49 poete që kanë konkuruar për tu bërë pjesë e festivalit të poezisë janë përzgjedhur vetëm 30 prej tyre.
Ramadani shprehet se organizimi i këtij festivali që tashmë është kthyer në një traditë ka si synim që të bëjë më shumë për Shkodrën , poezinë dhe letërsinë.
Në fund të këtij festivali të poezisë të organizuar nga Lëvizja “Gratë frymojnë vlera” janë ndarë edhe çmimet fituese për poezinë më të mirë.